Kënga iu fshi nga kanali i festivalit të RTSH-së në YouTube, kështu veproi Elvana Gjata

Ditë më pare është fshirë nga YouTube e gjithë Playlista me këngët e “Festivalit të Këngës” në Radio Televizionin Shqiptar.

Por, së fundi Elvana Gjata ka reaguar duke publikuar këngën në kanalin e saj në YouTube.

“Me tana” tani është publikuar në kanalin tim në Youtube. Kjo është përgjigje për të gjithë ju që më keni pyetur pse në kanalin e RTSH është zhdukur kënga ime, unë nuk e kam idenë…ishin më shumë se 4 milionë shikime atje, por jam e sigurt se miliona të tjerë do të vijnë. Ju dua shumë!”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se fituese e edicionit të 58-të të “Festivalit të Këngës” u shpall Arilena Ara.