Kënga e Trixës dedikuar Donaldit kap milionshin e parë për dy ditë

Edhe pas daljes nga Big Brother ajo po vazhdon të komentohet, shkruan lajmi.net.

 

E pas daljes së saj ajo ka thyer heshtjen e saj duke publikuar këngën më të re ‘Faj’, e cila është një dedikim rreth eksperiencës së saj në BBV dhe sigurisht partnerit të saj, Donaldit.

Si duket përtej kritikave dhe paragjykimeve që Beatrixa ka marrë, kënga e saj është pëlqyer kështu duke kapur milionshin e parë brenda dy ditëve.

Përmes kësaj kënge, e cila është shkruar nga këngëtarja dhe vëllai i saj, Alban Ramosaj, Beatrix tha se tashmë të gjithë mund ta dëgjojnë anën e saj të kësaj historie.

Ndërsa, në anën tjetër Donaldi po vazhdon qëndrimin në shtëpinë e Big Brother VIP drejt synimit të finales, që do të mbahet më 18 shkurt.