Kënga e fundit e Xhensilës nuk aspak pritet mirë, “shpërthejnë” komentet negative

Xhensila Myrtezaj është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun.

E gjatë ditës së djeshme ajo ka publikuar projektin e saj muzikor më të ri, shkruan lajmi.net.

“Ale ale” titutollet kënga më e re e saj, ku e sjellë këngëtaren ndryshe nga herat e tjera.

Këtë ndryshim nuk e kanë pritur aspak mirë fansat e saj.

Kjo gjë vërehet lehtë nga komentet negative të cilat janë drejtuar nga Xhensila.

Komentuesit janë të pakënaqur me tekstin e këngës.

Por ka edhe nga ata të cilët nuk e pëlqejnë aspak stilin e saj të ri, ku edhe janë shprehur se ajo po i kushton rëndësi pamjes dhe jo zërit e këngës.

Vlen të theksohet se Xhensila nuk i shkruan vetë tekstet e këngëve.

Ndryshime të tilla në stil tek këngëtarët shoqërohen padyshim me rreziqe të mëdha dhe një ndër ta është zhgënjimi i dëgjuesve.

Xhensila Myrtezaj kohëve të fundit i ka kushtuar rëndësi të madhe linjave të saj trupore./Lajmi.net/