Kënga “Ça me bo” nga Genta dhe Marseli arrin këtë rekord klikimesh

Këngëtarja Genta Ismajli së fundmi ka bashkuar idetë për projektin e ri muzikor me këngëtarin Marseli, shkruan lajmi.net.

Kënga “Ça me bo” është pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e dëshmojnë edhe klikimet.

“ÇA ME BO 10 MILLION NË YOUTUBE 🙏 PËR NJË MUAJ Faleminderit të gjithëve 🙏☺️❤️”, ka shkruar Genta pranë një postimi të fundit në llogarinë e saj në Instagram.

Sa i përket jetës private, këngëtarja po e shijon lidhjen e dashurisë me turkun, Usta, i cili shihet se është tejet i dashuruar në Gentën.

Ata me ndjekësit po ndajnë imazhe të ndryshme ku së bashku duken tejet të lumtur.