Barca do të transferojë dyshen nga Premierliga gjatë merkatos së janarit

Barcelona bëri disa përforcime gjatë merkatos që kemi lënë pas, por në listën e dëshirave ka akoma disa emra.

Sipas raportimeve të ‘Mirror’, Barca synon që gjatë muajit janar të kompletojë transferimin e dy lojtarëve nga Premierliga, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Manchester City, Eric Garcia, si dhe mesfushorin e Liverpool, Georginio Wijnaldum.

Të dy lojtarët ishin shënjestruar nga Ronald Koeman gjatë verës, por transferimi i tyre nuk qe i mundur.

Kështu, Barca do të ketë fokusin maksimal te këta dy lojtarë, gjatë merkatos së janarit.