Burak Ozçivit flet rreth prindërimit: Djali më ka ndryshuar jetën

Aktori turk Burak Ozçivit ka treguar në një intervistë  sesi i ka ndryshuar jeta pas lindjes së djalit, shkruajnë mediat turke, transmeton lajmi.net.

Ai u shpreh se të qenurit prind e ka ndryshuar në brendi.Dikur i donte të gjitha gjërat njëherësh ndërsa pas lindjes së Karan, ai ka mësuar të mos nxitohet dhe të mos ketë gjithçka nën kontroll.

Burak së fundmi u përfol se ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, aktorja Fahriye Evcen. Cifti i hodhi menjëherë poshtë aludimet duke postuar në rrjetet sociale një foto bashkë me djalin e tyre.