Kendall Jenner në qendër të vëmendjes në festën e Bezos dhe Sanchez para Met Gala

Kendall Jenner ka tërhequr vëmendjen në festën ekskluzive të organizuar nga Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në New York, në prag të Met Gala.

Modelja u shfaq elegante me një fustan të zi minimalist, duke udhëhequr listën e të ftuarve VIP, mes të cilëve ishte edhe nëna e saj, Kris Jenner, si dhe figura të tjera të njohura të modës dhe showbiz-it.

Eventi vjen në një moment kur përfshirja e Bezos dhe Sanchez si bashkëkryetarë nderi të Met Gala-s ka shkaktuar reagime të përziera, madje edhe thirrje për bojkot në New York, shkruan DailyMail.

Pavarësisht kritikave, Anna Wintour ka mbështetur publikisht rolin e tyre, duke e cilësuar Sanchez si një vlerë për eventin.

Met Gala e këtij viti do të mbahet më 4 maj, me temën “Moda është Art”, dhe pritet të mbledhë emrat më të mëdhenj të industrisë së modës dhe argëtimit. /Telegrafi/