“Kemi përfituar nga njëri-tjetri”, Messi flet për rivalitetin me Ronaldon

Superylli argjentinas, Lionel Messi ka fituar të hënën Topin e Artë, i teti ky në koleksionin e tij.

Messi tani ka tre Topa të Artë më shumë se Ronaldo, që i ka pesë sosh.

Tani, Messi e ka sqaruar rivalitetin e tij me Ronaldon, pasi që një gazetar e pyeti duke i thënë që “ke tre Topa të Artë më shumë se Ronaldo, a është gara e mbyllur?”.

Messi u përgjigj: “Ishte një garë epike. Fizikisht, Cristiano ishte shumë i mirë dhe mendoj se kemi përfituar nga njëri-tjetri sepse të dy jemi shumë konkurrues dhe ai gjithashtu dëshiron gjithmonë të fitojë mbi të gjithë dhe gjithçka. Unë mendoj se ishte një periudhë tejet e bukur për ne dhe për të gjithë ata që e donë futbollin në përgjithësi”.

“Ajo që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe është shumë e vlerësuar, sepse siç thonë është e lehtë të arrish majat, por e vështirë të qëndrosh. Qëndruam në krye për dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjet, nuk e di sa, dhe ishte shumë e vështirë. Ishte tejet e vështirë për të vazhduar në këtë nivel dhe unë mendoj që ishte një gjë e mirë dhe një kujtim i bukur për të gjithë ata që iu pëlqen futbolli”, shtoi më tej Messi.