Kemi lëvizje pozitive në negociatat me Bullgarinë, tha Zaev

Kryeministri Zaev në një dalje për mediat ka folur edhe për kontestin me Bullgarinë. Thotë se ka lëvizje në aspektin pozitivë në negociatat me Bullgarinë, transmeton TV21.

“Unë mendoj që dje dhash një koment dhe do ta ritheksoj, ne kemi lëvizje pozitive në negociatat me Bullgarinë dhe mendoj se në periudhën nëntor, dhjetor do të shfrytëzohet në maksimum në aspekt pozitiv për gjetjen e një zgjidhjeje. Udhërrëfyesi i cili do të thotë, ndërmarrja e detyrimeve nga ana e të dy vendeve për avancimin e efikasiteti në bashkëpunim, sipas Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Aspekti i dytë është se në dhjetor 14-17 dhjetor nuk e di sakt, përkatësisht këshilli për punë të përgjithshme ose i ministrave duhet të miratohet vendimi dhe deri atëherë do të kemi përfunduar me zgjedhjet edhe në Bullgari edhe në Maqedoninë e Veriut. Dhe pika e tretë është versioni draft i cili përgatitet në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor për fillimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe siç e dini kjo çështje është një pengesë për vazhdimin e procesit të euro-integrimeve”, u shpreh Zaev.