“Kemi bërë një punë të shkëlqyer, veçanërisht me Pedrin” – Xavi beson me deklaratën për dëmtimet te Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka thënë se skuadra e tij është mirë, pavarësisht se po përballet me lëndime të reja të Frenkie de Jong dhe Pedri.

Barcelona është goditur me një numër lëndimesh të rëndësishme në pozicionet kyçe këtë vit, me Pedri dhe De Jong si viktimat më të fundit në një listë të gjatë lëndimesh.

Çështja e Pedrit është veçanërisht shqetësuese, pasi ish-fituesi i Golden Boy ka arritur vetëm 16 paraqitje në La Liga këtë vit.

Trajneri i Barcelonës u tha gazetarëve të enjten se ai ka menaxhuar mirë minutat këtë vit:

“Ajo që po përpiqemi të bëjmë është të parandalojmë lëndimet, mendoj se kemi bërë një punë të patëmetë, veçanërisht me Pedrin. Nuk është aq serioze sa mendohej fillimisht. Jam i sigurt se ai do të kthehet dhe do të jetë i rëndësishëm. Ai nuk është lojtari i parë që i ka ndodhur kjo”, deklaroi Xavi.

Që prej 73 paraqitjeve në 12 muaj si 17-vjeçar, Pedri nuk ka mundur të qëndrojë në formë për një kohë të gjatë.

Dëmtimet e përsëritura e kanë lënë jashtë fushës për periudha të gjata, dhe goditja e fundit – edhe pse jo aq serioze sa mendohej fillimisht – do ta lërë jashtë për të paktën një muaj.