Kelmendi: Hashim Thaçi e kishte ak uzuar Ali Ahmetin për vr asjen e Luan Haradinajt dhe Zahir Pajazitit

Ibrahim Kelmendi, ish udhëheqës i Lëvizjes Popullore të Kosovës, vazhdon të zbulojë detaje të padëgjuara për Hashim Thaçin, ish presidentin e Kosovës, i cili gjendet i bu rgosur në Hagë.

Në postimin e tij të fundit në facebook, Ibrahim Kelmendi ka treguar detaje tronditëse nga viti 1998, ku siç thotë Kelmendi, Hashim Thaçi i kishte ak uzuar Ali Ahmetin dhe persona të tjerë për vr asjen e Luan Haradinajt, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.

“Në Mbledhjen e 6-të të Lëvizjes na qe kontrabanduar Hashim Thaçi, i cili nuk kishte të drejtë pjesëmarrjeje. Befasisht, për ata që nuk e njihnin, Hashim pat plas një „bo mbë“ në atë Kuvend – akuzoi Kryesinë e Lëvizjes, me theks ekstra Ali Ahmetin dhe persona të tjerë, për vr asjet e Luan Haradinajt (6 maj 1997), tërthorazi edhe për vr asjen e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmon Hoxhës (31 janar 1997). Që të evitohet ndonjë llahtari fizike u anashkaluar ai komplot me propozimin për formim të një grupi hetimor, që do t’i hetonte ak uzat që kishin ngjashmëri me ak uzat e Dik Martit. Kryetar i atij grupi hetimor që zgjedh Bedri Islami, si më i përshtatshmi meqë ishte edhe Kryetar i Kryesisë”, ka shkruar ndër tjerash në postimin e tij Ibrahim Kelmendi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

BEDRI ISLAMI: „ENIGMA E NJË VR ASJE TË TREFISHTË“

„Enigma e një vr asje të trefishtë“ – është titulli i librit historik-publicistik, i shkruar nga Bedri Z. Islami, Kryetar i Kryesisë së LPK-së (nga maji 1998 deri në qershor 1999), i botuar nga Focus në vitin 2007 në Prishtinë.

Tematika kryesore e librit është një hetim që ka bërë një grup hetimor, bërë në qershor e korrik 1998. Në Mbledhjen e 6-të të Lëvizjes na qe kontrabanduar Hashim Thaçi, i cili nuk kishte të drejtë pjesëmarrjeje. Befasisht, për ata që nuk e njihnin, Hashim pat plas një „bo mbë“ në atë Kuvend – akuzoi Kryesinë e Lëvizjes, me theks ekstra Ali Ahmetin dhe persona të tjerë , për vr asjet e Luan Haradinajt (6 maj 1997), tërthorazi edhe për vr asjen e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmon Hoxhës (31 janar 1997). Që të evitohet ndonjë llahtari fizike u anashkaluar ai komplot me propozimin për formim të një grupi hetimor, që do t’i hetonte ak uzat që kishin ngjashmëri me akuzat e Dik Martit. Kryetar i atij grupi hetimor që zgjedh Bedri Islami, si më i përshtatshmi meqë ishte edhe Kryetar i Kryesisë.

Fatmirësisht në këtë libër pat prezentuar ato hetime, vetëkuptohet duke u përmbajt, sepse tashmë Kosovën e kishte kap Kosovën. Megjithatë Libri përmban informacion të bollshëm për zhvillimet e atëhershëm – për të kuptuar si na kanë ndodhur komplotet në Lëvizje dhe në UÇK…

Ndoshta përmban domëthënie bojkotimi që ia bënë promovimit të librit në Prishtinë disa protagonistë kryesor të librit.

Uroj Bashkëveprimtari Bedri të ketë vullnetin e mirë për ta plotësuar librin me ato që i ka censuruar në vitin 1997, sepse tani ka edhe materiale që nuk i kishte atëherë, siç është akt-gjykimi i Nait Hasanit, i dhjetorit 1997 dhe rrëfime të reja të protagonistëve të zhvillimeve të atëhershme.

Edhe tani po e përsërisë: PËRGËZIME ekstra Bashkëveprimtarit Bedri – për këtë libër!

Uroj që të mos më hidhërohet që po ia publikoj tekstin e librit, pa i marrë leje.