Në Austri, personat më të vjetër se 65 vjet do të marrë nga dhjetë maska mbrojtëse falas të tipit FFP2 nga shtet,i me qëllim që të mbrohet nga virusi korona.
Kostoja e kësaj mase, që fillimisht duhet të miratohet nga Parlamenti austriak, vlerësohet të kap shifrën e 24 milion eurove.
Qëllimi është t’u sigurojë qytetarëve të moshuar, të cilët janë grup i rrezikuar, qasje më të lehtë në maska efektive.
Austriakët e moshuar maskat do t`i marrin përmes postës.
Për realizimin e këtij aksioni, Parlamenti austriak duhet t’i sigurojë Ministrisë së Shëndetësisë qasje në regjistrin qendror të popullsisë.