Kejvina ‘ngrit’ temperaturat, filmon trupin nga afër në bikini

Kejvina Kthella është një ndër modelet më të përfolura, sidomos për paraqitjet e saj, shkruan lajmi.net.

Bukuroshja, së fundi ka ndarë me ndjekësit një video, në të cilën u shfaq e veshur me një palë bikini ngjyrë ari.

Ajo tregoi figurën e përsosur trupore, teksa filmoi trupin nga afër dhe paraqitja e saj nuk donte fare koment.

“Fotoshop”, ka shkruar ajo me shaka sipër videos, duke ‘thumbuar’ të gjithë ata që e kritikojnë për editim të imazheve.

Ndryshe, Kejvina në këtë video nuk kishte vendosur as grim në fytyrë dhe dukej e freskët. /Lajmi.net/