Deputetja britanike, Alicia Kearns, nuk ka ngurruar t’i komentojë zhvillimet e fundit rreth Kosovës, pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për mundësinë e devijimit të rrjedhës së lumit Ibër. Në një postim në “X”, ajo i është referuar shkurt e qartë: “Kjo është diplomaci”, reagimit të ashpër të kryeministrit shqiptar Edi Rama ndaj këtij plani të Serbisë.
Në këtë cilësinë e mbështetëses së Kosovës dhe, këmbëngulëses që bashkësia ndërkombëtare të jetë më e rreptë ndaj Serbisë e cila, sipas saj, nuk resht së punuari për shfuqizimin e shtetit më të ri në Evropë, Kearns e dha këto ditë një intervistë për agjencinë e lajmeve KosovaPress.
Në përgjigjet e dhëna me shkrim, deputetja që ishte ndër politikanët e parë ndërkombëtarë që ngriti zërin për armatosjen e serbëve në veri, shumë kohë para sulmit në Banjskë, flet për afrinë e Serbisë me Rusinë dhe Kinën, për rrezikun nga krijimi i asociacionit të komunave më shumicë serbe, por edhe për raportin aktual të Kosovës me strukturat euro-atlantike, si edhe me vendet aleate.
Poashtu, i komenton zhvillimet e fundit politike me ngërçin e krijuar nga moskontituimi i Kuvendit.



