Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP”.
Lidhja e saj me Donaldin, ka bërë që e gjithë publiku t’i kthejnë sytë nga ajo.
E derisa dje ishte festa e Bajramit, Trixa ka vendosur që atë ta kalonte në vendlindje.
Nga Deçani ajo ka publikuar disa fotografi nga atje, por në sy ra mbishkrimi i këtij postimi.
Këngëtarja ka shkruar se ka ‘screenshots’ duke mos treguar për çfarë e ka fjalën.
Nuk dihet se kujt i dedikohet kjo por gjithmonë publiku aludon që mesazhet e saj shkojnë drejt Donaldit.