ShowBiz 2 Ton dhe Blleki publikojnë bashkëpunimin “Angel”

2 Ton dhe Blleki publikojnë bashkëpunimin “Angel”

Dy rap-artistët e njohur, 2 Ton dhe Blleki kanë publikuar projektin e ri muzikor.

Ashtu sic kishin paralajmëruar prej ditësh, dyshja kanë lansuar këngën e re në bashkëpunim që mban titullin “Angel”.

Projekti erdhi i kompletuar edhe nga ana vizuale për të cilën është kujdesur produksioni ‘N’pik Creative’.

Foto: YouTube

Ndërkaq, për tekstin janë përkujdesur vet artistët, 2 Ton dhe Blleki, teksa ‘beat’ është punuar nga Ero.

Foto: YouTube

Kënga tashmë gjendjet në kanalin zyrtar në YouTube dhe të gjitha platformat e tjera, e që padyshim do të pritet mirë nga adhuruesit e reperëve.

Kujtojmë që krahas angazhimeve me projekte muzikore, të dy mbetet aktiv edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.