Kazinotë dhe bastoret sportive ankohen për ditën e diel ditë pushimi, paralajmërojnë largime nga puna

Të gjitha bizneset në Qendrat Tregtare do të punojnë gjatë ditës së diel, përveç kazinove dhe bastoreve sportive.

Të dielën do të punojnë edhe marktet ku punëtori është edhe pronari, kështu nga pronari do të vendoset nëse do të punojë dyqani ose jo.

Të vetmit që nuk kanë leje për punë gjatë të dielave janë bastoret sportive dhe kazinotë. Ata paralajmërojnë se me këtë do të duhet të lirojnë nga puna 30% të punëtorëve nga këto sektorë.

Goran Stoimenov nga Asociacioni i Lojërave të Fatit kërkon që punëdhënësve t’u lejohet që vet të vendosin nëse do të punojnë gjatë ditës së diel. Ai thotë se janë përpjekur ta paraqesin dhe arsyetojnë qëndrimin e tyre para organeve kompetente, por kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër.

Vasko Ilijevski nga Asociacioni i Bastoreve Sportive thotë se dita e diel si ditë jo pune negativisht do të ndikojë në këtë sektor për shkak se pjesa më e madhe e lojërave zhvillohen pikërisht gjatë fundjavave.

Ndryshe, me ndryshimet ligjore parashihet se nga 1 tetori, gjatë ditës së diel të punojnë vetëm ato veprimtari që janë të domosdoshme për funksionimin e shoqërisë. Me ndryshimet ligjore, parashihet se 92% e punëtorëve të kenë ditë pushimi, ndërsa ligji tani është për shqyrtim në Kuvend dhe pritet të votohet./Telegrafi