Kazakistan, 10 viktima pas përleshjeve etnike kazake dhe një pakice myslimane

Dhjetë persona kanë humbur deri tani jetën në Kazakistanin e Jugut në dhunën që u atribuohet tensioneve etnike, që kanë shtyrë mijëra kazakë të largohen për në Kirgistanin fqinj.

”Përleshjet kanë shkaktuar edhe dhjetëra të plagosur, 39 prej të cilëve janë akoma të shtruar në spital”, sipas zëvendësministrit të Brendshëm kazak, Aleksi Kalaichidi.

Dhjetëra shtëpi, makina dhe dyqane janë djegur në Kordai, në rajonin multietnik të Jambylit, në kufi me Kirgistanin.

Përplasjet, sipas presidentit kazak, Kassym-Jomart Tokayev, u atribuohen tensioneve midis shumicës etnike kazake dhe një pakice myslimane me origjinë kineze, Dunganes.

Sipas medieve kirgize, më shumë se 4 000 persona, kryesisht Dounganes, kaluan kufirin kazak të shtunën për të shkuar në Kirgistan.

Kazakistani është një vend autoritar, ku varfëria është e përhapur, pavarësisht se është i pasur me naftë.