Katër të mitur dhunuan një bashkëmoshatare në Demir Kapi

Katër të mitur nga Demir Kapija kanë dhunuar një vajzë të moshës e tyre, pas së cilës nëna e vajzës ka denoncuar në MPB, njofton Policia e Velesit.
SPB Veles njofton se mbrëmë në orën 23:30 në Stacionin Policor të Negotinës, 30-vjeçare nga Demir Kapija ka denoncuar se për një kohë të gjatë katër të mitur në të njëjtën moshë me vajzën e saj të mitur, e kanë detyruar vajzën e saj të marrëdhëniet seksuale me ta.

“Është prezantuar prokurori publik nga Prokuroria Publike Kavadar dhe Qendra për Çështje Sociale Negotinë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, shtojnë nga SPB Veles.