Katër të lënduar nga gjithsejtë 34 aksidente trafiku në Shkup

Katër persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 27 lëndime të lehta në 18 prej gjithsej 34 aksidenteve rrugore që kanë ndodhur gjatë fundjavës në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në 16 aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga komunikacioni, sipas të dhënave të SPB Shkup, policia ka përjashtuar një shofer nën ndikimin e alkoolit, gjashtë shoferë para se të pajisen me patentë shoferi dhe dy automjete të paregjistruara.

Me automjetin special “karrotrec” janë larguar 11 automjete.

Janë dënuar edhe katër shoferë të cilët e kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, një shofer i cili nuk u ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, një për tejkalim jo të drejtë, një shofer i cili nuk i ka dhënë përparësi kalimi një automjeti në zonë të udhëkryqit.