Katër pacientë nga Dibra me Koronavirus sillen në Shkup, njëri fëmijë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce ka informuar për situatën e fundit lidhur me Koronavirusin. Ai ka njoftuar se katër pacientë të rinj nga Dibra do të pranohen sot në Klinikën e Shkupit, prej të cileve njeri është fëmijë 15 vjeçar. “Ata kanë simptome të lehta të gripit”, njoftoi ministri Filipçe, shkruan Gazeta Lajm.

Me këta katër pacientë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Koronavirus në Maqedoni shkon në 13, por të henen do të leshohet nga spitali pacientja e parë e cila është sheruar, Kështu që në spital do të mbeten të shtrirë 12 pacientë. Njëra prej tyre që është në moshë, sot është kyçur në aparate për frymëmarrje, për shkak të përkeqësimit të gjendjes.
Ministria e Shëndetësisë sot i ka rekomanduar Qeverisë ta shqyrtojë edhe mundësinë për mbylljen e qendrave tregtare.