Alternativa shpall moratorium të aktiviteteve, Gashi: Në vend të panikut, të mbizotërojë kujdesi

Pas gjendjes së krijuar në vend në lidhje me virusin Covid19, partitë politike kanë filluar të shpallin moratoriume të aktiviteteve publike.

Nga subjekti politik Alternativa, njoftuan se janë në kontakt të drejtpëdrejtë me institucionet e shtetit dhe partitë politike dhe se nga sot kanë sjellur vendim që të ndërpresin çfarëdo lloj tubimi publik.

Kohë më parë edhe nga BDI shpallën moratorium të aktiviteteve publike.