Katër kinezë deportohen nga Maqedonia e Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ndaloi dje katër kinezë që qëndronin ilegalisht në vend.

Siç mësohet, dje në orën 11:30 në vendin e quajtur “Karaorman” punonjësit e policisë nga Qendra Rajonale Jugore kanë ndaluar katër shtetas kinez me inicialet C.H.(44), V.R.(47), J.L.(38) dhe një të mitur.

Pas kontrollit të kryer është konstatuar se ata nuk kanë pasur hyrje të ligjshme në vend, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për të Huajt, gjegjësisht qëndrim ilegal në vend.

Policët e Departamentit për Krime Ndërkufitare, Migrime, të Huaj dhe Ripranim Gjevgjeli kanë përgatitur vendime për kthim dhe largim nga territori i shtetit. (INA)