Aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi”, një i vdekur dhe tre të lënduar

Në autostradën ”Arbën Xhaferi”, ka ndodhur një aksident i rëndë, ku një person ka mbetur i vdekur.

Si pasojë e aksidentit mes një veture dhe një kamioni në autostradën “Arbën Xhaferi” në fshatin Bibaj të Ferizajt edhe tre persona tjerë kanë marrë lëndime.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili shtoi se njëri nga të lënduarit ka plagë më të rënda dhe është percjellur për trajtim mjekësor.

“Rreth ores 17:40, Policia e Kosovës ka pranuar informatën per nje aksident trafiku ne atustaraden “Arber Xhaferi ” ne Bibaj, Ferizaj, drejtimi Kaçanik. Policia ka reaguar ne vendin e ngjarjes me njësitet relevante, janë njoftuar ekipet emergjente dhe pas arritjes ne vendin e ngjarjes është konstatuar se ne aksident kane qene te përfshirë një kamion dhe një automjet”.

“Raportohet se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e aksidentit dhe tre persona tjerë kane marrë lëndime trupore, njeri nga ta me lëndime më të renda dhe është percjellur për trajtim mjekësor. Njësitet kompetente per menaxhimin dhe kontrollin e trafikut ne autostrade jane marr me rastin dhe deri ne përfundimin e vendstrehimit nga mjekësia ligjore do te ketë bllokim te rrugës në ketë lokacion”.