Kate Bush e shokuar për suksesin e këngës nga vitet e tetëdhjeta, falë serialit “Stranger Things”

Këngëtarja britanike, Kate Bush, pranon se është e habitur dhe mendon se e gjithë bota është çmendur për faktin se hiti i saj, “Running Up That Hill” është rikthyer në top-listat botërore dhe ka thyer rekorde dëgjueshmërie.

Kënga na viti 1985 ka rimarrë një sukses të jashtëzakonshëm falë serialit të popullarizuar, “Stranger Things”.

“Është thjesht e pabesueshme. Është një serial i mrekullueshëm. Mendova se kënga do të tërhiqte vëmendjen. Por, thjesht nuk e imagjinoja se do të ishte diçka e tillë”.

“Është kaq emocionuese. Por, është vërtet shokuese, apo jo? Dua të them, e gjithë bota është çmendur”, ka deklaruar Bush me sinqeritet.

Kujtojmë, kënga “Running Up That Hill” arriti në vendin e parë në top-listat britanike, por edhe në top-listat botërore, 37 vite pas publikimit.

Si 63 vjeçare, Kate Bush është femra më e moshuar që kryeson top-listat, ndërsa kënga hyri në histori sepse iu desh koha më e gjatë për të arritur maje që nga premiera.