Kastro Zizo garoi në edicionin e 58-të të “Festivalit të Këngës” në Radio Televizionin Shqiptar.
Ai u paraqit me këngën “Asaj”, ndërsa pranoi komente pozitive për temën që e trajtoi kjo këngë, por nuk arriti të kalojë në finale.
Ani pse nuk e preku finalen, Kastro falënderon publikun për mbështetjen që ia dhanë këngës, duke shpresuar që të mbetet himn për çdo nënë të larguar nga kjo botë.
Sa i përket finales, ai thotë se është vetëm një statisikë dhe se e rëndësishme është ajo çfarë mendon publiku.
“Falenderoj secilin prej jush qe tingujt dhe tekstin e kenges “Asaj” e pelqyet dhe e shijuat. Shpresoj te ngelet nje “himn” per çdo nene te larguar nga kjo bote. Qellimi nga une dhe bashkautori mjeshtri @kozelidon nga trompisti me i mire ne Shqiperi @arjanhasanlliu dhe orkestruesi i super talentuar @kachinari_ u arrit! Ne hym thelle ne zemrat tuaja.Nje mirnjohje e vecante per mjeshtrin e trukut @elrinoceronte1 . Vlersoni çdo moment me te dashurit tuaj, me nenat, baballaret, motrat, vellezerit, femijet, grate, burrat dhe çdo te shtrenjte tuajin…
Nje finale ne festival eshte thjesht statistike, me rendesi qe dhame dhe morrem dashuri pa fund. Suksese gjithe artisteve finaliste dhe fitofte me i miri. Me respekt #zizo”, ka shkruar Kastro Zizo.