Kasami vizitë në komunat e Kosovës

Pas Dardanës, kryetari i komunës së Tetovës ka qëndruar për vizitë edhe në Viti, ku realizoi takim me kryetarin e kësaj komune, Sokol Haliti.

“Bashkëpunimi në arsim, në bujqësi, në kulturë si dhe sport ishin temat që dominuan takimin vëllazëror në Viti të Kosovës. U pajtuam që të intensifikojmë bashkëpunimin në realizimin e projekteve të përbashkëta, në shkëmbimin e përvojave në sferën e kulturës dhe sportit, dhe shumë shpejt do të realizohen vizita të ndërsjellta në mes përfaqësuesve të arsimit dhe drejtorëve të shkollave të Tetovës me ato të Vitisë.

Vitia dhe Tetova do të konkurrojnë bashkë për fonde të huaja për të rritur kështu efikasitetin e tërheqjes së fondeve IPA si dhe nga organizmat tjerë evropian dhe në të njëjtën kohë edhe mundësinë e bashkëpunimit me komunat e tjera evropiane. Në këtë drejtim do të mund të përmirësojmë shërbimet dhe të realizojmë projekte që do të jenë në interes të të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Kasami.(INA)