Kasami thotë fjalën e fundit për koalicionimin me ASH – AA?!

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami theksoi në intervistën për T7 se çështja e koalicionit është e mbyllur, duke fajësuar për këtë Aleancën për Shqiptarët.

Ai i pyetur se a ka akoma hapësirë për koalicionim duke marrë parasysh deklaratat e sekretarit të ASH-së, Arben Taravari, kreu i ASH-së tha se “personi në fjalë duhet ta ketë parasysh që është në politikë dhe jo klinikë, që personat më të cilët bisedon ti trajtojë si pacientë, ndoshta ka mundur këtë ta gjej te Alternativa. Sipas tij, votuesi i thjeshtë dhe aktivistët e kanë kuptuar se kjo është çështje e mbyllur. “Aktivitetet e tona të fundit tregojnë se nuk kemi kohë për të humbur dhe vazhdojmë rrugëtimin tonë që Lëvizja BESA të jetë shpresë e vullnetit opozitar.”, theksoi Kasami, duke shtuar se ASH kishte refuzuar propozimet e tyre që ndarja e pozicioneve për listat për deputetë, të bëhet në bazë të një sondazhi të dakorduar nga partitë politike dhe rezultatet e atij sondazhi të jenë të pranuara. “Kur në takimin e fundit u refuzua, se ASH do të bëj sondazh dhe në bazë të tij do të vendos se me cilën parti do të koalicionojë. Pra në këtë rast u kuptua qëllimi i tyre.”, theksoi Kasami. (INA)