Kasami takon Vanhoutte: Lëvizja BESA dhe VLEN, garancë e integrimit të vendit drejt BE-së

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup, ka pritur në takim emisarin e Bashkimit Europian në Maqedoninë e Veriut Peter Vanhoutte, me të cilin ka diskutuar hapat e vendit drejt integrimit në familjen europiane.

“Përshëndeta planin tejet ambicioz për rrugën eurointegruese të Maqedonisë së Veriut të cilin ma prezantoi z. Vanhoutte, ku theksova se Lëvizja BESA dhe koalicioni VLEN do të jenë garancë dhe mbështetës të fuqishëm të integrimit të vendit drejt Bashkimit Europian”, ka njoftuar Kasami në rrjetin social Facebook.