Kasami: Shëndeti i qytetarëve, fitorja më e madhe

Edhe kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami përmes një komunikate njofton se ai dhe subjekti që ai drejton i bashkëngjiten thirrjes për shtyrjen e zgjedhjeve, ngase siç thuhet në komunikatë, mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është fitorja më e madhe.

“Shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm se çdo kalkulim politik, prandaj në emër të Lëvizjes BESA i bashkangjitemi thirrjes për anulim të zgjedhjeve parlamentare për një datë më të përshtatshme dhe periudhë, ku rreziku nga virusi COVID-19 do jetë i eliminuar plotësisht. Fitorja më e madhe e jona është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve. U bëj apel gjithë qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe bashkërisht të ndihmojmë në izolimin dhe eliminimin e plotë të kësaj pandemie”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.