Xhensila publikon momentin kur rrëzohen me Besin derisa po vallëzonin në shtëpi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj dhe bashkëshorti i saj, komediani Bes Kallaku janë izoluar në shtëpi.

Nga ambientet e shtëpisë së tyre po ndajnë imazhe të ndryshme me vajzën Ajkën, mirëpo së fundmi janë kujdesur edhe që me ndjekësit ta ndajnë një nga momentet kur çifti rrëzohen derisa po kërcenin në shtëpi.

“Mos e provoni këtë në shtëpi. Kur nuk shkon ashtu siç duhet. Këndoni, vallëzoni, rrëzohuni, lutuni, besoni, jetoni, me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin”, ka shkruar këngëtarja pranë postimit.