Kasami: Rrugës së butiqeve do t’i rikthehet identiteti artizanal

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka inspektuar gjendjen e mjerueshme të rrugës “Radovan Coniq”, e njohur në popull si “rruga e Butiqeve” dhe ka premtuar rikonstruimin e së njejtës.

“Bashkë me përfaqësues nga Komuna e Prizrenit dhe me delegacionin Evropian ishim në inspektim të gjendjes së mjerueshme në të cilën është katandisur rruga “Radovan Coniq”, e njohur në popull si “rruga e Butiqeve”. Komuna e Tetovës së bashku me Komunën e Prizrenit përmes Cross Border Cooperation (CBC) ka fituar projekt për rikonstruimin e kësaj rruge, duke i ruajtur edhe vlerat artizanale të qytetit tonë. #punë #jofjalë #përTETOVËNtonë ” ka shkruar Kasami.