Kasami refuzon takimin me Edi Ramën?!

Kryeministri shqiptar Edi Rama nesër do të qendrojë për vizitë zyrtare në Shkup, ku do të takojë krerët e shtetit dhe liderët e partive politike shqiptare.

Por siç mëson INA, në takim me Ramën nuk fo të shkoj kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i cili ka refuzuar ftesën për ta takuar kryeministrin shqiptar.

Rama po zhvillon një turne ballkanik, ku fillimisht do udhëtoj në Shkup, ndërsa më pas në Prishtinë. Por ai atje është refuzuar për takim edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Kryeministri Kurti ka refuzuar një takim bilateral me Edi Ramën, duke kërkuar që takimi duhet të bëhet në kuadër të mbledhjes së përbashkët të të dyja qeverive.(INA)