Haradinaj: Kurti po na e rrezikon ekzistencën (VIDEO)

Ramush Haradinaj ka vendosur ta ‘luftojë’ Albin Kurtin. Opozitari deçanas e mblodhi të mërkurën kryesinë për ta forcuar partinë në disa pika karshi qeverisë.

“Kurti po e rrezikon Kosovën dhe ekzistencën e shtetit”, tha Haradinaj, raporton Klan Kosova.

Për këtë shkak, Haradinaj tha se mori masa duke formuar struktura në disa qytete për t’u përballë me gjendjen në vend, e nuk i anashkaloi as protestat.

Sipas tij, veprimet e kreut të ekzekutivit janë të gabuara, duke përfshirë këtu edhe një vendim të fundit për të mos u takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili paralajmëroi një vizitë për të enjten në Kosovë.

Haradinaj tha se nuk ka marrë ftesë për takim me Ramën, por që nëse një e tillë i bëhet sigurisht që nuk do ta refuzojë. /Klankosova.tv