Kasami: Prerja e drunjëve të vjetër do të zëvendësohet me drunjë të rinj

Pas reagimeve të shumta nga prerja e drunjëve në një nga rrugët e vjetra në Tetovë, ka reaguar edhe kreu i komunës, Bilall Kasami i cili tha se do zëvendësohen me drunjë të ri.

Ja postimi i plotë:

Ky është viti i punës!

Ndjesë për qytetarët për kaosin në komunikacion.

Rruga “Strasho Pinxhur” po merr fund. Pas rishqyrtimit dhe rivlerësimit të projektit në fjalë, rruga e lartëpërmendur nga sot do të fillojë të ndërtohet me të gjitha kriteret e nevojshme. Punimet e fazës së parë kanë filluar nga rruga “Kongresi i Manastirit” e deri në ”Nikolla Tesla” ku rruga për qarkullim do të jetë e bllokuar për shkak të punimeve. Prerja e drunjëve të vjetër do të zëvendësohet me drunjë të rinj , dekorativ e me një pamje jashtëzakonisht të mirë ashtu siç do të ndryshohet edhe trotuari dhe ndriçimi i ri publik LED.

Banorët përveç rrugës do të përfitojnë edhe rrjet të ri të ujësjellsit pas çka kjo lagje e cila njihet edhe si “Çarshia” e qytetit do të jetë njëra nga lagjet më të frekuentuara për shkak edhe të bizneseve që haperojnë atje.

Tetova për çdo ditë po fillon e të merr një pamje të rre, të zhvillimit dhe ndërtimit të saj.