Kasami premton strehimore për qentë/ Në Tetovë çdo tre ditë nga një qytetarë i kafshuar

Komuna e Tetovës kërkon zgjidhje afatgjate për qentë endacak, dhe për këtë shkak pret që të hapë një strehimore të veten. Por Kasami thotë se situata nuk është edhe aq alarmante, pasi që sipas tij marrëveshja me Amos Pet ka dhënë rezultatet e veta dhe në Tetovë nuk ka turma qensh.

“Patëm një kontratë që janë trajtuar mbi 80 qenë endacak dhe unë po e shohë sadopak ndryshmin në Tetovë sepse para disa ditëve ne kishim turma të qeneve në qytet të cilët ishin edhe në pjesën qendrore. Për momentin nuk është ai koncentrim i madh qenve. Sigurisht ne nuk e kemi zgjedhur problemin dhe do vazhdojmë në këtë drejtim. Unë përmenda që punojmë në një strehimore, por është projekt afatgjatë dhe nuk është projekt që behët për një apo dy muaj. Unë them se jo më shumë se tre muaj në do të kemi një strehimore për qentë endacak.”- deklaroi Bilall Kasami.

Të dhënat nga sektori për punë të brendshme në Tetovë thonë se në Tetovë deri më 19 maj kemi 45 denoncime për kafshime nga qentë endacak, ndërsa gjatë vitit 2022 kemi pasur 59 kafshime. Kjo d.m.th. se në gjatë vitit 2022 kemi pasur në çdo gjashtë ditë nga një qytetarë të kafshar nga qentë endacakë, ndërsa deri më tani ky numër është dyfishuar. Tani në Tetovë çdo tre ditë kemi nga një qytetarë të kafshuar nga qentë endacakë.

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë

VITI 2021 – 66 KAFSHIME NGA QENTË ENDACAKË

VITI 2022 – 59 KAFSHIME NGA QENTË ENDACAKË

VITI 2023 – 45 KAFSHIME DERI MË 19 MAJ

Amos Pet kishte kontratë me komunën e Tetovës për trajtimin e 82 qenve endacakë, sipas së cilës për një qen komuna paguante 300 euro.