Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami bashkë me përfaqësuesit e lartë partiak ka qëndruar në Kërçovë, ku kanë prezentuar platformën ‘BESA’ , e cila ka katër shtylla kryesore: Barazinë, Ekonominë, Stabilitetin dhe Ardhmërinë.
Kasami theksoi se partia e tyre po angazhohet në shpalosjen e platformës së saj që bazohet në katër shtyllat, që do të jenë bazë në bisedimet për formimin e qeverisë së ardhshme. Kasami ka nënvizuar se po vazhdojnë përpjekjet për formimin e bllokut opozitar, koalicionit trepalësh, që do ta mposhtë BDI-në. Ai theksoi se janë të gatshëm për formimin e këtij koalicioni. Kasami mes tjerash deklaroi se BDI-së nuk i interesojnë programet dhe nuk punon për kërkesat e qytetarëve. Sipas tij, platforma ‘BESA’ është platforma më serioze dhe më reale dhe meriton të votohet.(INA)
Maqedoni Kasami porosi nga Kërçova: BDI-ja nuk punon për kërkesat e shqiptarëve