Kasami: Përfundoi shpallja publike për rindërtimin e stadiumit të qytetit

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përmes një postimi në Facebook njoftoi se ka përfunduar shpallja publike për indërtimin e stadiumit të qytetit, e cila ishte e hapur nga 22 nëntori i vitit 2023. Informojnë se javën e ardhshme komisioni do t’i shqyrtojë ofertat e mbërritura dhe evaluimi i ofertës fituese.

“Javën e ardhshme komisioni do të shqyrtojë ofertat e arritura dhe pastaj do të bëhet evaulimi i ofertës fituese. Shumë shpejt do të nënshkruhet edhe kontrata dhe do të fillohet me punë”, thekson kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Gjendja e financiare e Komunës së Tetovës është e rëndë pasi komuna ka borxh prej 8.4 milionë eurove, i cili para dy viteve ishte 14 milionë euro. Kasami ka deklaruar se këtë borxh do e ulin me menaxhim më efikas të taksave komunale. Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami më 24 nëntor të vitit 2023 theksoi se rikonstruimi do bëhet me para nga komuna të cilat do sigurohen nga të hyrat e komunës prej pagesave të qytetarëve, ai theksoi se nuk është paraparë ndonjë hua.

Sipas shpalljes publike të bërë nga ana e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport”, lënda e kontratës së prokurimit publik është ndërtim dhe rikonstruim i objekteve sportive, ndërkaq vlera e parashikuar është 600.000.000 denarë pa TVSH, që i bie rreth 9.7 milionë euro. Kohëzgjatja e kontratës është në periudhë prej 36 muajsh.Për rikonstruimin e stadiumit janë bërë një maratonë premtimesh.