Kasami për VOA: Nuk do lejojmë që vota e shqiptarëve mos të jetë e përfaqësuar

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, gjatë vizitës që po zhvillon me liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim në SHBA, sot ka realizuar intervistë për Zërin e Amerikës, Ditarin. Duke u ndalur te bojkotimi i punimeve të Kuvendit nga deputetët e LEN si pasojë e mos zgjedhjes së anëtarit të KSHZ-së që me ligj i takon opozitës, Kasami tha se ky vend bosh i takon opozitës së vetme shqiptare në vend dhe se LEN nuk do të lejojë keqpërdorimin e votës shqiptare.

“Ky është vetëm hapi i parë drejt hapave të tjerë që nënkuptojnë të drejtën e përfaqësimit të opozitës shqiptare në gjithë trupat zgjedhor dhe gjithë procesin zgjedhor. Si opozitë e vetme shqiptare nuk do leojmë që vota e shqiptarve mos të jetë e përfaqësur dhe te ketë të drejtën dhe mundësinë që shqiptarët të mund të votojnë, të kemi zgjedhje të lira fer dhe të pranuara nga të gjithë. Ne e dimë që në Maqedoninë e Veriut kemi një parti që për 20 vite është në pushtet, shqiptarët janë në një gjendje vertetë të rënde ekonomike, sociale, etnike në të gjitha aspektet, mos të flasim në shëndetësi dhe arsim. Kjo e bën të patjetërsueshme të kemi ndryshim në Qeveri, të vijë një forcë e re dhe tju ofrojnë shqiptarëve një jetë më të mire”, tha Kasami për Zërin e Amerikës.