Тë hënën Shkupi pa transport publik, punonjësit nuk e kanë marrë pagën e dhjetorit

Për shkak se të punësuarit nuk e kanë marrë rrogën e dhjetorit, autobusët e Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik nga e hëna nuk do të qarkullojnë, edhe pse është caktuar seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit, thonë nga Sindikata e NQP-së.

Nga Sindikata shtojnë se nesër do ta shqyrtojnë mundësinë nëse të hënën në mëngjes do të ketë nga një autobus në të gjitha linjat për nxënësit, duke marrë parasysh se fillon gjysmëvjetori i dytë shkollor.

Kryetari i Sindikatës, Miqo Stojanovski në një deklaratë për AIM tha se i përmbahen vendimit të tyre – se transport publik nuk do të ketë të hënën, kur është thirrur seanca e Këshillit të Qytetit ku si pika e vetme e rendit të ditës duhet të votohet për subvencionet e ndërmarrjes në vlerë prej 11 milionë eurove.