Kasami pas vërshimeve: Komuna e Tetovës nuk ka qenë e përgatitur për situata të tilla

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në një deklaratë për TV21 tha se komuna nuk ka qenë e përgatitur për situata të tilla si vërshimet e sotme, përcjell TV21. Kasami tha se parregullsitë në kanalizime janë konstatuar shumë më herët.

Vërshimet në Tetovë, Kasami: Kemi kërkuar ndihmë edhe nga Shtabi i Krizës

“Vetë situata në terren tregon që komuna aspak nuk ka qenë e përgatitur për kështu situatash. Fillimisht edhe një herë them se situatat janë të konstatuara shumë më herët nga UNDP, veçanërisht sa i përket kanalizimit atmosferik, por nuk është intervenuar”, tha Kasami.

I pari i Tetovës siguroi që do iu del në ndihmë qytetarëve.

“Tani në situatën në të cikën gjendet komuna edhe në aspektin financiarë, ne jo që kemi ndonjë komoditet financiarë që të intervenojmë ashtu siç është e nevojshme në momentin kur kërkohet nga qytetarët, por do të gjejmë mënyrë që tu dalim në ndihmë qytetarëve”, tha Kasami.