Kasami nga SHBA: Me LSDM-në do t’i fitojmë 61 deputetë, BDI përfundimisht në opozitë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë vizitës së tij në SHBA, ka dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku ka folur rreth koalicionit parazgjedhor me LSDM-në e Zoran Zaevit. Kasami ka deklaruar se ky koalicion do të jetë fitues i zgjedhjeve të 12 prillit. Më tej ai ka shtuar se ky koalicion është koalicion ‘euroatlantik’.

“Ky koalicion do t’i fitoj 61 mandate dhe përherë të pare do ta formojnë qeveri dy subjekte politike, BDI tani po përballet me një rrezik shumë serioz dhe përfundimisht ajo tani do të shkoi në opozit”, u shprehë Kasami.