Kasami: BDI po dështon në Tetovë prandaj po bën fushatë negative kundër meje (Video)

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, thotë se fushata negative që po zhvillohet nëpër rrjetet sociale kundër tij, është e nxitur nga BDI-ja për shkak të, siç shprehet, frikës që e ka kapluar këtë parti nga humbja e radhës në Tetovë.

“Vlerësoj që është e si rezultat i frikës që i ka kapluar, sepse oponentët tanë kryesor në Tetovë, BDI, kanë tentuar që në disa raste të organizojnë tubime pak më të mëdha nëpër lagjet e Tetovës, ata kanë dështuar dhe tani më janë koncentruar në një kampanjë negative duke tentuar që të nxijnë figurën time. Besoj që nuk do të ju japë rezultate, sepse qytetarët e dinë dhe janë të koshient për punën të cilën e bëjmë, unë në bazë ditore jam rrugëve të Tetovës, jam në takim me qytetarët edhe para se të filloj kampanja kemi patur takime të rregullta. Dyert e komunës janë të hapura për çdo qytetar dhe çdo qytetar ka mundësi që të takoj kryetarin e komunës dhe të bisedoj për hallin e tij, për vlerësimin, sugjerimin, propozimin që mund të japë në të mirë të qytetit. Prandaj vlerësoj që çdo baltosje e figurës time dhe menixhimit me komunën e Tetovës, nuk do tu jap rezultate sepse realiteti dhe tereni tregojnë diçka tjetër. Ka një përshtypje të tillë që gjitha subjektet tjera që garojnë për kshillin komunal të Tetovës, sikur janë bashkuar heshturazi për të kritikuar menaxhmentin aktual të kreut të komunës, për të tentuar të baltosin figurën time. Unë vlerësoj që është në pjesën më të madhe, një tentim për të fituar një votë më shumë edhe pse vlerësoj që nuk është e drejtë, veçanërisht nga disa subjekte të cilat para zgjedhjeve kemi patur koalicione në këshillin komunal dhe me të cilët besoj që do të kemi bashkëpunim të afërt edhe pas zgjedhjeve sidoqë të vijë rezultati, edhe po të kemi shumicën ne do të shtrijmë dorën e bashkëpunimit gjithë atyre të cilët e duan të mirën e Tetovës”, tha Kasami.