Kasami: BDI për 20 vite nëpërkëmbi veteranët e UÇK-së, shkeli mbi dinjitetin e tyre

Kryetari komunës Tetovës Bilall Kasami si dhe bartësi i listës së këshilltarëve të Lëvizjes Besa, Besar Durmishi realizun takim me banorët e “Çarshisë së Epërme”. Kasami tha se BDI për 20 vite ka nëpërkëmbur vlerat e UCK-së.

“Ata frikohen që po kështu ne nesër do të zgjidhim edhe çështjen e pazgjidhur 20 vjeçare të veteranëve të UCK-së dhe prandaj sot Hima është këtu me shokët e tij . Ata mashtruan për 20 vite, Artan Grubi me rrena, çka bënte thirret ne UÇK sepse është ndjenja më sublime e jona, sepse shqiptarët e përkrahën e ndihmuan dhe ja falën gjakun e bijave dhe bijve. Dhe sot 20 vite kanë kaluar dhe veteranët e UCK-së, janë kategoria më e nënçmuar e kësaj shoqëria dhe ata kësaj I frikësohen sepse BDI për 20 vite nuk e zgjodhi dhe ne këtë do ta zgjidhim shumë shpejt”, përfundoi Kasami.