Karim Adeyemi prek finalen e Ligës së Kampionëve, Loredana ”qan” nga gëzimi!

Reperja kosovare, Loredana, prej kohësh është në lidhje me futbollistin e Dortmundit, Karim Adayemi.

Dortmundi ka arritur ta sigurojë finalen e Ligës së Kampionëve, në një përballje kundër PSG-së.

Loredana menjëherë ka reaguar duke iu gëzuar kësaj fitoreje.

Ajo ka postuar në rrjetin e saj social Instagram, fotografine e ekipit gjerman që e kanë shkrepur pas fitores, ku e ka shoqeruar me një ‘’emoj’’ me lot në sy nga gëzimi, ku ka lënë të kuptohet se edhe ajo sikurse ‘’emoji’’ po e përjeton triumfin e gjermanëve.