Aktakuzë kundër dy personave për platformat ilegale në Matkë

Kundër dy personave është dorëzuar propozim aktakuzë për veprën penale uzurpim të patundshmërive në përputhje me nenin 225 alineja 1 nga Kodi Penal.
Siç informon Prokuroria Themelore Publike, përcjell SHENJA, i akuzuari i parë është 39-vjeçar banor i Gllumovës.
Ai si tregtar-individë i cili kryen veprimtarin e transportit ujor, në një datë të pacaktuar saktësisht me qëllim ka marrë në pronësinë e tij patundshmëri të huaj e cila me dekret është shpallur zonë e mbrojtur natyrore.
Në parcelën kadastrale në bregun e liqenit Matka ka vendosur platformë të drurit në hapësirë prej 120 m2 me konstruksion metali, në të cilën ka ndërtuar objekt prej tullave dhe drurit në hapësirë prej 49 m2.
I akuzuari i dytë, një 25 vjeçar nga Gllumova, veprën e ka bërë në mënyrë që në pesë parcela kadastrale poashtu në bregun e liqenit, ka vendosur platformë të drurit me konstruksion të metalit në hapësirë prej 189,54 m2, në të cilin ka ndërtuar objekt të përkohshëm prej 187 m2. /SHENJA/