Karantinë ose jo për Kumanovën, vendoset në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Kryeministri Oliver Spasovski i cili është nga Kumanova, nuk u përgjigj qartë nëse do pranohet kërkesa e kryetarit të Kumanovës që qyteti të futet në karantinë 14 ditore sipas shembullit të Dibrës. Kërkesa po shqyrtohet sot në seancë qeveritare. Spasovski sqaroi edhe dallimin mes Kumanovës dhe Dibrës dhe pse gjendja e njëjtë e krizës nuk mund të kopjohet.

Dua të them cili është dallimi mes Kumanovës dhe Dibrës. Në Dibër u zbulua rasti i parë kur ne nuk kishim as gjendje krize e as gjendje të jashtëzakonshme në territor dhe e dyta sepse ai moment, nëse keni rajon ku ka një person të infektuar, logjike është të mbyllet rajoni për t’u mos përhap virusi jashtë rajonit. Madhësia e qytetit, rrethina, madhësia e rajonit që i përfshinë edhe efektet që do i japin këto masa, do jenë bazë për miratimin e vendimit – tha Oliver Spasovski, kryeministër.

Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski kohë më të gjatë kërkon Qeveria ta mbyll qytetin si shembulli i Dibrës. Mbrëmë sërish kërkoi karantinë 14 ditore, ndihmë në pajisje mbrojtëse, ndihmë në personel mjekësor dhe kërkojnë të miratohet vendim me të cilin çdo qytetarë i Kumanovës në rrugë doemos të mbajë edhe maskë. Shtabi komunal i krizës kërkoi Instituti i shëndetit publik më së voni për 48 orë t’i shpallë rezultatet e mostrave të marra për Korona virus. Edhe sot shtabi i krizës në Kumanovë po zhvillon takim pune.

Kemi seancë të shtabit. Kumanova do i përgjigjet pozitivisht kërkesës nga komuna e Likovës dhe një pjesë e forcave tona të shtabit në pjesën e dezinfektimit dhe pajisjeve që i kemi, do i vendosim në dispozicion edhe për komunën e Likovës për parandalimin e përhapjes së epidemisë në atë komunë – u shpreh Maksim Dimitrievski, kryetarë i Kumanovës.

Kumanova është qyteti i dytë për nga numri i të sëmurëve nga Korona virusi, gjegjësisht numri i të prekurve me Kovid 19 është 320./Alsat