“Karamele Zana”, Bora Zemani duket vezulluese në fotot e fundit

Mbrëmë u mbajt emisioni i radhës i Dancing With The Stars.

Tematikë e natës së mbrëmshme ishte muzika e viteve të 80-90-ta.

Prezantuesja e këtij emisioni, Bora Zemani zgjodhi të ishte si karamele Zana.


Ajo kishte veshur një fustan ngjyrë rozë, një palë vath me flutur, që i shtonin bukurinë edhe më shumë.

‘Në mbrëmjen e viteve ’80-’90 në dwts, unë isha karamele Zana”, ka shkruan Bora në fotografitë e ndara.

Kujtojmë se përveç prezantimit, Borën do e shohim shumë shpejt edhe si aktore.

Filmi i saj me partnerin Donald Veshaj pritet të dal në dhjetor të këtij vitit.

“5 herë jo”, mban titullin emri i filmit, që ka të bëj me historinë e çiftit.


Vlen të përmendet se për këtë dy u përfol se shumë shpejt do të martohen.

Çifti thuhet se kanë nisur përgatitjet për dasmë, dhe pritet që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë me martesë verën e ardhshme.