Kapja e bordeve nga VV: Kurti dikur e quante këtë veprim krim institucional

Lidhur me këtë, Kurti është kritikuar ashpër edhe nga shoqëria civile e opozita këtë e ka quajtur kapje të shtetit.

Por, drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ia ka publikuar një video kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit ku ai flet për kapjen e shtetit nëpërmjet bordeve.

Kurti kapjen e bordeve e quan krim institucional e jo krim të organizuar e korrupsion, derisa mbrëmë ai ka emëruar nëpër bordet kryesore në Kosovë njerëz të vet.

Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë: