Kapet një polic nga Kumanova, e shkeli ligjin, në vend se ta mbrojë!

Policia e Strumicës ka ngritur padi penale kundër 28 vjeçarit me iniciale G.A. nga Kumanova, i punësuar si polic në SPB Strumicë. Ai dyshohet për vepër penale “dëmtim dhe hyrje ilegale në sistem kompjuterik”, transmeton Gazeta Lajm.
I pandehuri, në dy raste më datë 18.05.2019 dhe 11.09.2019, në mënyrë elektronike duke përdorë kartelë bankare të personit me iniciale S.K. ka paguar faturat e veta.